http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte një nga ushtarakët më te dalluar në shërbimet osmane, por në kushtet kur trojeve shqiptare u duhej një ministër mbrojtjeje ai ishte personi i duhur. Mehmet Pashë Dëralla krijoi ushtrinë shqiptare si ministër i parë i luftës në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës dhe doli kundër politikës osmane. Megjithatë, në Shqipëri njihet pak. Kjo është ekspozita e parë që çelet për të në Tiranë.
Në Muzeun Historik Kombëtar është bërë edhe prezantimi i një studimi voluminoz ku përfshihen kumtesa, fjalime dhe dokumente arkivore për jetën e Mehmet Pashë Derallës.
Bashkë me dokumentet që pritet të transkriptohen nga osmanishtja, studiuesit nga Maqedonia kanë nisur kërkimet edhe në arkivat shqiptare që do të mund të ndihmojnë në botimin e një studimi të dytë për Mehmet Pashë Dërallën.