http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i turistëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri është rritur me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ministri Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Turizmit në Pogradec, tha se shtimi i vizitoreve të huaj rrit përgjegjësinë për ta shndërruar vendin në një destinacion europian.
?Rritja e numrit të madh të turistëve padyshim për ne që merremi me organizimin e këtyre aktiviteteve rrit përgjegjësinë, rrit problematikat dhe natyrisht dëshmon se ky sezon është shumë i rëndësishëm për të treguar nëse Shqipëria është e gatshme ose që jemi akoma në fazën preliminare të një Shqipërie turistike europiane. Nga biseda që po realizojmë me të gjitha grupet e interesit ne po kuptojmë që kemi shumë më tepër për të realizuar dhe për të zhvilluar për të pasur një sezon dhe ofertë të vërtetë turistike.?
Klosi theksoi se problematika kryesore vazhdon të mbetet siguria në plazhe.
?Jemi në një situatë shumë më ndryshe nga viti i kaluar. për herë të parë në Shqipëri është ngritur një sistem i plotë i pikave të vrojtimit por nuk jemi aty ku duhet me cilësinë e ruajtjes së plazhit dhe me numrin e plotë të djemve dhe vajzave të cilët nuk janë aty vetëm për të siguruar jetën dhe momentin e ndihmës së parë që është shumë e rëndësishme por janë aty ku ne duam të krijojmë një rrjet të specialistëve dhe njerëzve të kualifikuar jo vetëm siç thashë për sigurinë për momentin e parë por të jenë edhe aty edhe në rast të problematikave, ndonjë zjarri, ndonjë vjedhje të mundshme apo ndonjë shqetësimi dhe për ta pasur një rrjet të tjerë njerëzish të kualifikuar.?
Klosi u ka bërë gjithashtu apel bizneseve me aktivitet në bregdet për të plotësuar detyrimin ligjor për të vendosur rojet e plazhit.