‘Makthi’ i karburanteve në Fier: Grabitja e parë pas ditëlindjes për hakmarrje, isha e dehur

2018-07-24 1

Pas ndalimit të Anna Malaj, e cila ishte bashkëautorja e një sërë grabitjesh në disa pika karburantesh, policia ka arrestuar edhe autorin tjetër. Bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos, i cili së bashku me kushërirën e tij, kishin vjedhur me armë një karburant dhe kishin tentuar grabitjen e dy të tjerëve por pa sukses.

Dy kushërinjtë në datën 2 korrik kanë marrë 300 mijë lekë të vjetra nga një karburant në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Mallakastër, por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar. Në datën 15 korrik objekt i dy grabitësve ka rënë një pikë karburanti në lagjen 1 maji në Fier, por edhe në këtë rast punonjësit nuk i kanë lejuar të marrin xhiron ditore.Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura. Arma e gjahut së bashku me 6 fishekë janë sekuestruar nga Policia, ndërkohë që është gjetur edhe makina si dhe targat e makinës të falsifikuara. Dy kushërinjtë akuzohen për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg.

Free Traffic Exchange