Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë: Shqipëria e rrezikuar, por jo si Greqia, kemi marrë masat

2018-07-24 2

Nisur nga gjendja alarmante nga flakët në Greqi, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Report Tv u shpreh se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në kryeqytetin shqiptar. Ai u shpreh se Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave dhe terrenit, por jo në nivelin e Greqisë. Megjithatë ai deklaroi se gatishmëria është e plotë për të përballuar situatat e tilla nëse do të ketë. Goxhaj tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara dhe si duhet të veprojnë qytetarët.

Free Traffic Exchange