Pas shumë përpjekjesh, Report Tv ia doli të komunikonte me numrin e ambasadës. Një përfaqësuese zyrtare u shpreh se nuk dihet nëse ka shqiptarë të vdekur apo jo, pasi ende nuk është bërë identifikimi i viktimave. Sipas ambasadës shqiptare në Greqi, vetëm një shqiptar është i plagosur.
Jemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetin shqiptar. Burime zyrtare nga shteti grek bëjnë me dije se s?ka shqiptarë të plagosur, përveç njërit prej tyre i cili ndodhet në spitalin e Evangjelizmos. Sa për viktimat, ende nuk janë identifikuar dhe nuk dihet nëse janë shqiptarë apo grekë.
Përfaqësuesja e ambasadës shqiptare në Greqi