Zjarret, gazetari grek: Viktimat mund të shtohen - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Zjarret e para filluan dje diku pas mesditës në Kineta. Situata ishte tepër e vështirë për t?u përballuar dhe fatkeqësisht rreth orës tre zjarri u shtua deri në zonën e Pendelit. Pastaj zjarri zbriti poshtë në Mati dhe Rafina aty ku është regjistruar numri më i madh i viktimave. Numri zyrtar i autoriteteve për viktimat deri më tani është 54, por pritet të rritet.



Janë shkatërruar mijëra shtëpi rreth 300 makina, nga mbi 160 të lënduar 11 janë në gjendje kritike.



Greqia ka kohë që nuk përballet me një situatë të tillë prej gushtit të vitit 2007 kur u dogj Poleponezi ku humbën jetën 80 veta. Frika mbetet se në fund të ditës së sotme pasi të bëhet bilanci, numri i viktimave do të jetë rritur ndeshëm.



?Ne lidhje me shkakun e zjarrit do te thoja se është ende herët per te bere një analize, askush nga autoritetet nuk e priste diçka te tille. Ne mes të korrikut në Greqi ka pasur shumë reshje shiu dhe kjo nuk pritej.?



Ende nuk dihet nëse zjarri ka qene i qëllimshëm, ministri i rendit dje ishte shumë i nxehur e i mërzitur kur tha që mund të ketë qenë i qëllimshëm.



Por kjo është një praktikë e përsëritur nga autoritetet të përpiqen të gjejnë një skenar pas çdo katastrofe, por ende nuk mund të marrim të mirëqenë asnjë deklaratë. ?Vendet e BE do të ndihmojnë pasi ndihma është e nevojshme.?