Report Tv - Emigranti shqiptar në Greqi: Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët

2018-07-24 0

Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Deri nga darka besoj se do të kemi informacion të plotë. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë.

Kemi pasur shumë ndihmë nga ambasada. Janë interesuar deri vonë në orët e mbrëmjes. Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy.

Ato që hoqëm dje nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Ku ndodheshit ju? Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës.

Emigranti shqiptar Mondi Sinaj për REPORT TV

Free Traffic Exchange