Ora News - Ankth, në Atikën e përfshirë nga flakët punojnë shumë shqiptarë

2018-07-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Greqia ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian për të shuar flakët që kanë rënë në zonën e Atikës Lindore dhe Perëndimore duke shkaktuar deri tani 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Deri në orën 10:00 ambasada shqiptare informon se deri tani nuk raportohet që mes viktimave apo të plagosurve të ketë shqiptarë.

Ndërkohë gazetari i Ora News, Robert Goro informon se në Rafina, në pjesën verilindore të Athinës ka shumë bashkëatdhetarë të cilët punojnë në resorte turistike

"Deri tani nuk raportohet të ketë shqiptarë mes viktimave apo të lënduarve por shqetësimi është i madh sepse në atë zonë punojnë dhe jeton një numër tepër i konsiderueshëm shqiptarësh" na informon gazetari i Ora News Robert Goro.

Ambasada shqiptare në Athinë ka vendosur në dispozicion numrin . +30 6941658183 për çdo shqiptar që ndodhet në zonën e rrezikut dhe kërkon ndihmë.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ankth-ne-atiken-e-perfshire-nga-flaket-punojne-shume-shqiptare

Free Traffic Exchange