Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një raport për sigurinë e grave në Prizren ka zbuluar të dhëna tronditëse, ndërsa tregon se 76 % e tyre janë bërë viktima të ngacmimit seksual në ambiente publike. Në këtë situatë të cilësuar alarmante, përfaqësuese të shoqatave të mbrojtjes së grave protestuan për të kërkuar forcim të masave të sigurisë në ambientet publike.
70 % e grave që banojnë në Prizren thonë se nuk ndihen të sigurta në hapësirat publike, ndërsa 76 % e tyre janë ngacmuar në këto ambiente.
Të dhënat alarmante vijnë nga një studim mbi sigurinë e grave, ndërsa u bënë publike gjatë një protestë kundër ngacmimeve seksuale.
Adelina Hasani: 80% e grave nuk mund të ecin lirisht në hapësirat publike, po ashtu ato kanë raportuar se 76% e tyre janë ngacmuar në hapësira publike.Kemi pritur që këto të dhëna të merren seriozisht nga institucionet përkatëse por ato nuk janë marrë parasysh.
Adelina Hasani, përfaqësuese e shoqatës, FEMaktiv thotë se të gjendja po përkeqësohet, ndaj ata kërkojnë marrjen e masave për rritjen e sigurisë në hapësirat publike.
Ata kërkojnë vendosjen e kamerave dhe ngritjen një asaj e quajne polici sociale.
Adelina Hasani: Të ketë polici sociale, kamera monitoruese dhe ndriçim publik.
Tuba Kaçamaku, është një prej banoreve të Prizrenit që thote se e ka vuajtur ngacmimin në publik.
Tuba Kaçamaku: Jam ngacmuar fizikisht, policia e ka parë dhe më ka shoqëruar deri në shtëpi. Me të vërtetë më kanë ndihmuar që më kanë dërguar në shtëpi por asnjë procedurë tjetër ligjore nuk ka pasur.
Protesta u thirr si reagim pas rastit të fundit ku një grua u tentua të përdhunohet në Prizren.
Shoqatat e të drejtave të grave kërkuan reagim të institucioneve, ndërsa paralajmëruan se protestat do të jenë të vazhdueshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ngacmimet-seksuale-grate-e-prizrenit-kerkojne-kamera-dhe-polici-tu-mbrojtur-nga-burrat