Ora News - Këshilla për pushuesit: Në Pogradec mund të pini ujin e çezmës

2018-07-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët shqiptarët ujin e pijshëm e blejnë, por kjo nuk vlen për qytetin e Pogradecit, pasi uji që rrjedh nga burimet nën tokësore të Prespës dhe që më pas del në Drilon është i pijshëm. Kjo vlen edhe për pushuesit që zgjedhin këtë qytet për të pushuar. Të ftuarit në emisionin "Tonight Ilva Tare" rekomandojnë që ujin këtu mos ta blejnë.

Ilva Tare: Uji i pijshëm e blini apo vjen nga çezma?

Mimoza Shuli: Faktikisht uji vjen nga Driloni, nga burimi kështu që Pogradeci diferencohet nga qytet e tjera

Ilva Tare: Dmth ne bëjmë gjynah po të blejmë ujë me shishe?

Mimoza Shuli: Mua më vjen keq kur e blejnë, edhe pse dua ta shes. Të gjithëve ia rekomandoj që uji është i pijshëm dhe shumë i mirë. Është arritje e madhe që ka 24 orë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilla-pushuesit-ne-pogradec-mund-te-pini-ujin-e-cezmes