Ora News - Kuvendi zyrtarisht me pushime, ligji për magjistratët shtyhet për në shtator

2018-07-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sesioni parlamentar është mbyllur pa një kompromis në lidhje me votimin e ligjit për magjistraturën i cili në mungesë të 84 votave, është shtyrë për në shtator. Partia Demokratike bojkotoi seancën e fundit ndërsa LSI, ishte e pranishme për disa minuta gjatë të cilave Luan Rama kërkoi negociata për një zgjidhje duke evidentuar se drejtësia është në kolaps. Nga ana tjetër kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja me tone të prera tha se PS nuk përfshihet në asnjë dialog me kushte duke përjashtuar ato që i cilësoi si pazare politike. Manja tha se drejtësia nuk është në kolaps dhe ligji për magjistraturën nuk ka emegjencë. Ndryshe u shpreh Taulant Balla i cili tha se hapja e pranimeve në shkollën e magjistaturës është urgjente.

Tirane- Parlamenti mbylli sesionin parlamentar, me atmosferën e muajve të fundit, karriget e opozitës me deputetët e larguar dhe mungesë të votave që shtynë për në shtator ligjin për magjistraturën, së bashku me ndryshimet e Kodit Rrugor për të cilat nevojiteshin 84 vota.

Partia Demokratike, e bojkotoi seancën parlamentare, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim qendroi vetëm disa minuta, ku zëvendës kryetari Luan Rama, tha se drejtësia është në kolaps ndaj duhen negociata për të gjetur një zgjidhje.

Luan Rama: Insistoj që është i rëndësishëm takimi, dialogu i të gjithë aktorëve parlamentarë në këtë moment. Duke ja lënë spontanitetit dhe rastësisë jemi në këtë gjendje. Kërkoj të investoheni për ta zgjidhur këtë problem pa ecur pastaj me normalitetin e projektligjeve të tjera.Më e rëndësishme se gjitha këto është problemi që kemi krijuar me implementimin e reformës në drejtësi.

Nuk është vetëm çështja e emërimit të magjistratëve, është problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe në momentin kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese në një vend normal, në një shtet normal, Kuvendi, qeveria dhe të gjithë institucionet duhet të mos ushtrojnë aktivitet sepse nuk ka ku shprehet për legjitimitetin e akteve apo veprimtarisë së tyre. Por është dhe problemi i institucioneve të tjera të drejtësisë, i KED, KEP, SPAK-ut. Problemi nuk është se nëse do ketë ndonjë nismë ligjore Kuvendi do të mblidhet por Kuvendi duhet të mos shpërndahet derisa të zgjidhen problemet e reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-tentativa-e-fundit-ne-kuvend-te-votuar-ligjin-e-magjistratures