Kadri Veseli akuzon opozitën për dialogun me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon në Prishtinë takimi I parashikuar mes liderëve politikë për të diskutuar fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Opozita bojkotoi bisedimet, duke refuzuar kështu ftesën e bërë nga kreu I parlamentit Kadri Veseli. Ky I fundit diskutoi vetëm me drejtues të partive aleate në pushtet.



Kadri Veseli: ?Kërkesa e sotme ka qenë kërkesë për opozitën e cila është bërë nga përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së për çka i falenderoj. Sido që të jetë, është nevoja e reflektimit për dialog. Po e them këtë, nëse vini të ulur sot, është përgjegjësi por për jetë të fëmijëve tanë, për hir të sakrificës ne duhet ta ruajmë agjenten euroatlantike, është obligim dhe përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Sot ka qenë mesazhi ynë që të jemi konsistent se Kosova është e pavarur dhe e pacenueshme?.



Opozita nga ana e saj kërkon që pjesë delegacionit kosovar të mos jetë presidenti Hashim Thaçi. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sqaroi se mund të tolerohet që Thaçi të shkojë në bisedime dhe të vendosë çfarë do ai.



Glauk Konjufca: ?Vuçiç për Thaçin mendon që paraqet shansin e përkryer për një kompromis të majmë, me Thaçin synon të arrijë edhe BE-në edhe autonominë serbe në Kosovë. Kurse Thaçi për Vuçiçin mendon që ai paraqet shansin e përkryer për ta shpëtuar nga gjithë ata faktorë të fuqishëm që mendojnë se i ka ardh koha të largohet nga skena politike. Presidenti ynë mendon që nëse dikush prej fuqive të mëdha dëshiron ta heq qafe, ai e ka në dorë së bashku me Vuçiçin skenarin e stabilitetit rajonal, i cili edhe mund të rrezikohet nëse këta të dy dëshirojnë. Në këtë mënyrë ata janë bërë çift i ndërvarur, dhe Mogherinit po i pëlqen ky vallëzim sepse po dëshiron që me çdo kusht që gjatë mandatit të saj të arrijë një marrëveshje Kosovë-Serbi?.



Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të dialogut, që sipas Prishtinës zyrtare do të mbyllet me njohjen reciproke mes dy vendeve.