Shtyhet votimi për magjistratët, PD bojkoton seancën e fundit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sesioni i dyte i Kuvendit u mbyll dhe deputetet nisen pushimet pa mundur te miratojnë ndryshimet qe mundësojnë funksionimin e shkollës se Magjistraturës.



Ndërsa Partia Demokratike vendosi te bojkotoje seancën e fundit te parlamentit, aleatja e saj Lëvizja Socialiste për Integrim tentoi për te ulur palët ne tryeze e për te gjetur një zgjidhje për ligjet qe kërkojnë 84 vota. Një tentative qe siç pritej dështoi.



Pas këtij dështimi studentet e rinj ne shkollën e Magjistraturës do te pranohen vetëm pasi te ngrihet Këshilli i Larte Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë te cilët kane te drejte përcaktojnë numrin e studenteve për gjyqtar dhe prokuror.



Ndërkaq ne këtë séance te fundit mazhoranca nuk pati asnjë problem te miratonte ligjet qe kërkojnë shumice te thjeshte votash, përfshi edhe një ligj tjetër te reformës ne drejtësi atë për avokatet. Me vetëm dy vota kundër mazhoranca vendosi tu ndaloje gjyqtareve dhe prokuroreve qe nuk kalojnë vetingun te punojnë si avokate.Mazhoranca ndryshoi disa here qëndrim ne lidhje me këtë amendament; si fillim ndalimi për te gjithë ata qe nuk kalojnë vetingun për te punuar si avokate u prezantua ne komisionet parlamentare si risi, e me pas u rrezua si shkelje te drejtash pasi avokati është profesion i lire dhe shumica ndryshoi për te treten here mendim duke e miratuar ne séance plenare.