http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri është përkujtuar nga miqtë e dashamirësit. Ai u nda nga jeta në qershor të këtij viti e sot është ditëlindja e pare qe te afërmit e festojnë pa te. Në Tiranë ata që kanë punuar me të dhe ata që e ndiqnin me interes dikur lojën e tij në fushën e blerte janë bere bashke.
E njohim si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Por, në vitet '80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij edhe si mbrojtës. E nisi si futbollist me klubin sportiv të Podujevës e më vonë kaloi tek Prishtina. Një rol të rëndësishëm Vokrri pati edhe te Partizani i Beogradit.
Në vitin 1987 Juventusi ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët nuk mund të luanin jashtë vendit në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.
E megjithatë, legjenda bëri histori. Fadil Vokrri bëri që Prishtina t?i ngjallte frikë Beogradit, në fushë, ndërsa do të mbahet mend gjithnjë si legjenda që bëri të njohur Kosovën në FIFA e UEFA. Presidenti i Federatës Kosovare te Futbollit u nda nga jeta ne moshën 58 vjeçare nga nje atak kardiak.