Pacolli: Tregti armësh në këmbim të mosnjohjes së Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm i Kosovës deklaron se Prishtina ka listën e vendet ku Beogradi ka shitur armë. Sipas Behgjet Pacollit diplomacia serbe po përdor të gjitha format për të penguar njohjen e Kosovës.

 

Një ditë pasi Ministria e Jashtme e Kosovës akuzoi Serbinë se shet armë tek vendet ne luftë në këmbim të mosnjohjes së Kosovës si shtet, kryediplomati Pacolli ka rikonfirmuar se Prishtina disponon listën e shteteve.

 

?Kemi të dhëna se një prej bazave të lotimit të diplomacisë serbe është ofrimi në kompensim të armëve. u konfirmuan dje shqetësimet e mia. ne jemi duke studiuar mënyrën si ta kundërshtojmë këtë iniciativë që e kanë marrë serbët që janë duke lobuar në mënyrë të egër. nuk na dekurajon, sepse është e drejta jonë të ecim përpara që të mos influencohemi nga këto veprime. i kam emrat e disa shteteve por për hirë të diskrecoinit po i lëmë këto informata për ne?.

 

Ministria e Jashtme e Kosovës i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare të rrisin kontrollet, verifikimet dhe mbikqyrjet ndaj serbisë për shitjen e armëve, si mjet të diplomacisë për pengimin e njohjes së kosovës. ministria mori shkas nga publikimi i nje raporti te amnesty international, se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e organizatës terroriste Boko Haram.