Ora News - KE: Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon

2018-07-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Europian në një vlerësim të ekonomive të vendeve që aspirojnë integrimin, thekson se për Shqipërinë problem mbetet niveli i borxhit publik por edhe niveli i kredive të këqija. Në raport theksohet se borxhi në nivelin 70 % përbën një rrezik për ecurinë makroekonomike.

Shqipëria duhet të ulë borxhin publik pasi niveli i tij cënon ecurinë ekonomike. Pas institucioneve ndërkombëtare edhe Komisioni Evropian në një raport të fundit ku vlerësohet ecuria ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti e cilëson një ndër problemet kryesore nivelin e borxhit publik për ekonominë shqiptare.

Borxhi publik (përfshirë garancitë), thuhet në raport është ende afër nivelit relativisht të lartë prej 70% të GDP dhe rënia e tij është e lidhur me normën e interesit dhe rreziqet e kursit të këmbimit.

Ndërsa konstatohet si shqetësim fakti që planet e rregullimit fiskal të vendit janë zbutur dhe shtyrë krahasuar me programin e vitit të kaluar gje kjo që do të vonojë arritjen e objektivave afatmesëm dhe afatgjatë për borxhin publik.

Në analizën e bërë për vendet e rajonit Komisioni Evropian e përcakton Shqipërinë vendin kandidat me nivelin më të lartë të borxhit publik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ke-shqiperia-ka-nivelin-me-te-larte-te-borxhit-publik-ne-rajon