Ora News - Dom Artur Jaku meaculpa për Thethin: Zona ka të njëjtat nevoja të para 100 viteve

2018-07-23 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Kisha e Thethit, aty ku kremtoi meshën e shenjtë për besimtarët katolik të këtij fshati, meshtari dom Artur Jaku apeloi që strukturat shtetërore, qofshin ato qëndrore apo lokale të ketë më shumë vemendje për këto zona.

Nuk duhet të kujtohemi vetëm për festa, apo momente të veçanta për këto fshatra, pasi të gjithë jemi sot bashkëfajtor të gjendjes së vështirë që kalojnë.

Dom Artur Jaku, meshtar: Pikërisht këtu, 100 vite më parë, kjo kishë u bë shtëpia e Zotit dhe shtëpia e dijes. Është e pafalshme për vendin tonë që sot kjo zonë është boshatisur nga banorët apo shfrytëzohet vetëm pak muaj gjatë vitit.

Vizitorët e këtyre viseve nuk janë kureshtarë të natyrës, ata shndërrohen në të dashuruar me çdo pëllëmbë të kësaj toke dhe me të drejtë Edith Durham e përshkruante Thethin si oazin e zbritur nga qielli dhe banorët si mikpritësit fisnik të maleve. Më lejoni që sot bashkë me ju të bëjmë dhe mea culpa për mundësinë dhe indiferencën që është treguar gjatë krej këtyre viteve nga të gjithë ne,sidomos ndaj banorëve të Thethit.

Nuk kemi ditur ta vlerësojmë dhuratën që Zoti i ka krijuar kësaj toke.Me heshtjen tonë i kemi nëpërkëmbëur këta banorë duke mos ju ofruar minimumin jetik. Ndaj do të meritonim sot përbuzjen sepse nuk u kemi qëndruar afër aq sa duhet dhe aq kohë kur duhet. Sot duhet të dalim kokëulur para këtyre besimtarëve sepse nuk i kemi dashur sa duhet, nuk u kemi shërbyer sa duhet, ndaj një pjesë të tyre u është dashur të largohen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dom-artur-jaku-meaculpa-thethin-zona-ka-te-njejtat-nevoja-te-para-100-viteve