13 vite burg per grabitesin e Bankes

2018-07-23 1

Roland Liti është dënuar me 13 vite burg nga Gjykata e Tiranës si autor i vjedhjes së 20 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë dy vjet me parë në zonën e ish-bllokut.

1 vit e 6 muaj heqje lirie  u dha për Alan Babameton për moskallëzim krimi. Mesnatën e 5 Gushtit të 2016-ës Rolad Liti hyri në bankë përmes dy të çarave që kishte hapur në murin e ndërtesës.  Për të shmangur zhurmat ai kishte përdorur daltë dhe çekiç si dhe një bombul oksigjeni. Nga kasaforta arriti të marrë shumën e parave dhe u largua.

Pavarësisht se sinjali i bankës u aktivizua disa herë punonjësit e bankës nuk arritën të dyshojnë për asnjë moment. Gjatë marrjes në pyetje, por edhe gjatë procesit gjyqësor Roland Liti ka mohuar akuzën. Por prokuroria solli prova të cilat faktojnë se ai është autor i vjedhjes. Në bodrumin ku Liri punoi për të hapur vrimat janë gjetur bishta cigareje dhe shishe uji në të cilat autori kishte lënë gjurmë të ADN-së.