Basha irritohet me LSI-në: Skena të vjetra si ato të Sigurimit, llafe për show

2018-07-23 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shfaqur i irrituar në konferencën për mediat. Gazetarët e pyetën Bashën lidhur me qëndrimin që LSI-ja si parti opozitare shfaqi në Kuvend. Basha tha për thirrjen e Luan Ramës për një dialog me qeverinë, se i ngjan njësoj si skemat e vjetra të sigurimit të shtetit.

Më duket se kjo është pak si skenë nga ato të vjetrat e Sigurimit, disa prej tyre ecin akoma, po kjo nuk ecën. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çështje dhe qëndrimi është që siç e thashë herën e fundit, nuk mund të shërojmë një pacient që i janë këputur krahët dhe këmbët, thjesht duke i fashuar plagët.

Kërkohet një ndërhyrje e thellë për t? qëndruar besnik konsensusit të 21-22 korrikut. Nuk ka rrugë tjetër. Janë llafe sa për show për të bërë titullin e ditës, nesër pasnesër nuk e kujton askush. Këto janë themelet e krizës dhe pa zgjidhur këto, sistemi i drejtësisë do të zhytet në llumin e kënetës Rama-Xhafaj.

Lulzim Basha, kryetari i PD-së.

Free Traffic Exchange