Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Krimet e Rënda njoftojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreth 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit ?sekuestro preventive?. Dyshohet se ish-kryeprokurori ka kryer pastrim parash. Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës, dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.
Gjithashtu mësohet se për Llallën është hapur procedimi penal për pastrimin e parave. Llalla po hetohej nga Krimet e Rënda për disa vepra penale; ?Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim?, ?Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi?, ?Pastrimit të produkteve të veprës penale? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?. Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nisi më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, ndërsa tani po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokurorët që janë duke administruar këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.