Deputeti i PS, Vullnet Sinaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektligjin për ?kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë?. Ai u shpreh se ligji është i domosdoshëm, ndërsa është në përputhje me standardet e BE dhe nuk ka asnjë efekt në buxhet.
Ligji është i domosdoshëm për transferimet ndërkombëtare në përputhje me rregulloren e BE. Në projektligj ka ndryshuar ligji i mëparshëm, duke përputhur me rregulloren e BE. Në nenin 11, janë parashikuar rastet e kontrollit shtetëror edhe për mallrat që nuk janë të listuar në listën e kontrollit, nëse ekziston një informacion. Parashikohet një risi me nenin 36, ku përcaktohet mënyra e bashkëpunimit në kontrollin doganor mbi licencat e lëshuara dhe vendimet e marra dhe kompetencën e doganës për të bllokuar mallrat, në ligjin e parë mungonte. Asnjë organ nuk e kishte parashikuar kompetencën për të marrë këtë vendim. Është parashikuar edhe thirrja e ekspertëve të huaj, kur rastet nuk mbulohen nga ekspertët vendas. Ligji është përfshirë në planin kombëtar të integrimit për politikën e kontrollit të transferimit të mallrave. Projektligji nuk ka efekte në buxhetin e shtetit. Ju ofroj që ta miratojmë të gjithë së bashku.