Horror: Kanibali hëngri trurin e të dashurës dhe e lau me gjakun e saj

2018-07-23 1

Një djalë rus u shndërrua në një ‘vampir kanibal’ pasi lexoi shumë rreth riteve të vrasësve serialë në internet, u tha në gjykatë.

Olga Budunova, 45 vjeçare, u vra brutalisht nga i dashuri i saj Dmitry Luchin, 21 vjeç, duke e goditur me një shishe vere në kokë 25 herë para se të copëtonte trupin e saj me një hanxhar.

Ai më pas i poqi trurin, e hëngri atë ndërkohë që pinte gjakun e saj dhe i nxori nga trupi organet e brendshme, shkruan The Sun.

Gjykata dëgjoi se ish rekruti i ushtrisë Luchin ishte në gjendje mendore për të zhvilluar seancën gjyqësore.

Ai ka planifikuar me kujdes vrasjen kanibalistike, pasi u obsesionua nga leximet e shpeshta në internet rreth vrasësve serialë, pretendon prokurori.

Maniaku pranoi para policisë se ai ndjente kënaqësi seksuale nga sulmi.

Ai kishte ‘inteligjencën e një filozofi’ dhe i tha policisë se e kreu vrasjen për ‘t’u frymëzuar që të shkruante poezi’.

Vrasja groteske ndodhi kur ai ishte në apartamentin e viktimës, në Valdai për një mbrëmje romantike për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, një festë zyrtare në Rusi.

Luchin u tha policëve: “Më pëlqente shija e trurit të saj. Më pas shijova gjakun në gotë.”

Prokurorja Olga Bondarenko tha se Luchin “Ka kopjuar veprimet e një vrasësi serial” për të cilin ka lexuar në rrjet.

Kjo e ktheu atë në një vrasës dhe kanibal.

Luchin ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura, por gjykata e ka refuzuar një gjë të tillë.

Luchin përballet tani me burgim të përjetshëm nëse dënohet për vrasje dhe përdhosje të viktimës.(Oranews)