Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri për Çështjet Europiane në ministrinë gjermane Michael Roth, kanë zhvilluar së bashku një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, ministri gjerman i bëri thirrje opozitës që të votojë ligji e "Magjistratëve" dhe të ndihmojë qeverinë në rrugën drejt BE-së.
Unë kam ardhur sot këtu për të shprehur vlerësimin për mikpritjen. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE. Ka marrë një rekomandim pozitiv. Nëse çdo gjë ecën në këtë mënyrë kjo rrugë do të bëhet realitet.
Në radhë të parë bëhet fjalë për krijimin e një shteti ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me procesin e Vettingut, Shqipëria ka ecur në një rrugë ku nuk e ka shoqen në rajon. Fakti që deri më tani gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi tregon se njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është e vendour. Këto reforma duhet të vazhdojnë. Duhet të kemi njerëz të rinj për të mbushur ato pozicione sepse një sistem gjyqësor që nuk funksionon ndikon në fusha të tjera të jetës.
Dhe ky proces kërkon një masë të madhe të vetëdijes nga ana e qeverisë por edhe nga opozita. Ndaj unë do t?ju apeloja që të marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë që të mos e rrezikojnë procesin e Shqipërisë. Unë jam prej 20 vitesh anëtar i Bundenstagun gjerman, prandaj e di që duhet një konsensus mbi Kushtetutën. Momentalisht shumëçka është në lojë, pajtimi dhe paqja janë të rendësishëm mbi procesin e integrimit. Nisur nga konfliket aktuale botërore, është e rëndësishme që ne si Europë të kemi stabilitet.
Michael Roth, ministër gjerman
Ndërkohë që i për çështjen e refugjatëve Roth u shpreh se Shqipërisë nuk i është vendosur asnjë kusht pasi ata janë të interesuar që të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.
Nuk ka asnjë lloj kushti që i kemi vendosur Shqipërisë për çështjen e emigrantëve. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje të drejtpërdrejtë të kësaj problematike me çështjet e integrimit. Ne sigurisht jemi të interesuar, të gjitha palët evropiane, të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për sa i përket çështjes së azilkërkuesve apo të emigrantëve.
Michael Roth, ministër gjerman