Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon aksionin kundër informalitetit në vijën bregdetare duke ndëshkuar disa biznese. Tatimet njoftojnë se për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor, rast i përsëritur kanë bllokuar për 30 ditë gjashtë resorte, hotele dhe restorante luksoze nga Durrësi në Jug të vendit.
Bizneset e bllokuara janë; Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant ?Kalaja e Tetovës?, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë.
Vetëm gjatës ditës së djeshme janë kontrolluar 185 subjekte dhe janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 82 prej tyre, në vlerë shkelje 2,4 milionë lekë. Sipas Tatimeve, inspektorët po kontrollojnë të gjitha hotelet, njësitë e vogla akomoduese familjare, por edhe restorantet, baret, plazhet private, si dhe subjekte të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtisë me pakicë, shërbimeve etj.