Restaurimi i kishës së Apostujve, debat mbi teknikën që po zbatohet

2018-07-22 2

Kisha e Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë , një prej monumenteve më të rrallë të kultit dhe artit të mesjetës që prej dekadash rrezikonte shembjen dhe humbjen e afreskëve ka filluar restaurimin. Por eksperte dhe banore kundërshtojnë teknikat qe po përdoren në restaurim. Ky debat është prezent për disa objekte të rëndësishme të trashëgimisë kombëtare në jug të vendit si Kisha e Labovës së Kryqit, Kisha e Shën Kollit në Mesopotam apo restaurimet në zonën historike të Gjirokastrës.

Free Traffic Exchange