Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Sokaku i të Marrëve", shfaqja e Ansamblit Popullor, frymëzuar nga veprat e Ismail Kadaresë pati premierën në Gjirokastër. Banorët e qytetit të gurtë por edhe turistë të shumtë shijuan për rreth 2 orë, në shfaqje me këngët e vallet më të njohura të jugut. Drejtorja e TOB, duke e cilësuar një përvojë unike, tha se nga koncertet në rrugicat e Gjirokastrës janë hedhur themelet e një festivali të mundshëm folklorik.
Shfaqja ?Sokaku i të marrëve?,e Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve që vjen si frymëzim nga veprat e Ismail Kadaresë pati premierën në Gjirokastër.
Odeoni Bashtea i teqesë ishte mbushur si kurrë më parë nga qytetarët gjirokastritë e turistët e huaj që po qëndrojnë në qytetin e gurtë.
Në karaktere të nxjerra nga romanet e Kadare duket se flasin me gjuhën e këngës e valleve popullore.
Orkestra e Ansamblit Popullor, trupa e valleve, kori, solistët sollën për të pranishmit motivet më të njohura të zonave të jugut, duke krijuar një atmosferë të veçantë mes spektatorëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sokaku-i-te-marreve-mund-te-kthehet-ne-nje-festival-folklorik