Ora News - Me pushime tek gjyshërit! 4 vjeçari rikthehet në Gjirokastër pas dy viteve në Angli

2018-07-22 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushimet tek gjyshërit, mbetet në çdo kohë një prej alternativave më të mira për fëmijët në këto ditë të nxehta vere, krahas plazhit apo aktiviteteve që u ofrohen në qytetet ku jetojnë. Por për një 4 vjeçar që është rikthyer në Gjirokastër për herë të parë pas dy viteve qëndrim në Angli ku do të vazhdojë të jetojë me familjen e tij, janë një përvojë gati unike. Ai po i gëzohet në qytetin e gurtë lojërave tradicionale në ambient të hapur me bashkëmoshatarët nëpër sokakët e gurta të qytetit, ku edhe prindërit ndjehen të sigurtë.

Ky është Joni Shehu. 4 vjeç. Dy vjet me parë familja e tij u vendos në Angli, dhe kjo është hera e parë që ai kthehet pranë gjyshërve në Gjirokastër.

Ditët e para e ka pasur të vështirë të ambientohet.

Por kur ka kaluar më shumë një muaj nga rikthimi në vendlindje, Joni thotë se po i pëlqejnë pushimet tek gjyshërit.

Ai tashmë ka krijuar shoqëri me fëmijët e tjerë dhe i gëzohet mundësisë për të luajtur në ambient të hapur pa praninë e prindërve, privilegj që në Angli nuk mund ta gëzojë.

Në Gjirokastër, veç dashurisë së gjyshërve, Joni ka gjetur edhe miqësinë e shumë bashkëmoshatarëve.

Amarda Rerza, është bërë shoqja e tij e ngushtë gjatë pushimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-pushimet-tek-gjysherit-4-vjecari-rikthehet-ne-gjirokaster-pas-dy-viteve-ne-angli