Ikin nga vetingu, gëzojnë milionat - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë i shkarkuar nga vetingu për mos justifikim të pasurisë nuk po hetohet nga Prokuroria.



12 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyra deri më tani. Për të gjithë këta, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur pasuri të paligjshme, deklarime të rreme, fshehje të milionave, mungesë justifikimi të të ardhurave dhe evazion fiskal.



I vetmi për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi ndjekje penale, duke i dërguar dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, ishte Besnik Imeraj. Çështja e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Durrësi. Por kjo e fundit e pushoi atë, pasi nuk kishte element të veprës penale.



Drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme pohuan për Vizion Plus se ligji i ndalon të hetojnë gjyqtarë ë prokurorë të shkarkuar. Këtë mund ta bëjë çdo prokuror përmes hetimeve kryesisht ose në rastet kur ka kallëzime nga organet e vetingut.



Në këtë rast, organi qendror i akuzës vetëm administron materialet.



Hetime, por jo për fshehje të pasurisë, prokuroria ka nisur mbi ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ai akuzohet se ka fshehur një dënim me burg e gjobë për vjedhje në Itali. Por ashtu Prokuroria e Përgjithshme ka administruar materiale për prokurorin Vate Staka, i cili u rikonfirmua në detyrë.



Verifikimet për këtë çështje i kanë kaluar Sektorit të Inspektimit.



Thënë ndryshe, të gjithë gjyqtarët e prokurorët që u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë për shkak të pasurive të vënë na mënyra të dyshimta, do t?i vazhdojnë t?i gëzojnë milionat. Të paktën deri më tani.



Pak ditë më parë, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit Shkëlqim Ganaj, deklaroi se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do ta kalojnë vetingun, për shkak të problemeve me pasurinë.