Ora News - Diaspora e emigrantët në Bashki, draft-propozim për të ngritur zyra në çdo njësi vendore

2018-07-22 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Diasporës ka bërë gati një draft me propozime për të ngritur zyrë për emigrantët në çdo Bashki, me qëllim që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë të drejtë për të marrë pjesë në vendimmarjen e qeverisjes vendore. Gjithashtu në këtë draft propozohet që shteti shqiptar duhet t?i japë emigrantëve ndihmë ligjore për regjistrimin dhe pashtetësinë.

Vota e emigrantëve prej kohësh vijon të jetë temë e diskutimeve nga komisioni i reformes zgjedhore, nëse do të realizohet apo jo në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, apo mënyra se si do të votojnë.

Por shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit po përballen me shumë problematika të tjera, siç është regjistrimi i tyre, pasi ende nuk ka një shifër të sakte, apo pashtetësia, sidomos tek fëmijët me prindër pa dokumenta.

Por Ministria e Dipasorës ka propozuar një draft-propozim për ndryshim në ligjin ?Për vetëqeverisjen vendore? për t?i sjellë emigrantët dhe diasporën më afër Shqipërisë si dhe vendosjen para përgjegjësisë të shtetit shqiptar.

Në këtë draft parashikohet që në të gjitha Bashkitë e vendit duhet të ngrihet një zyrë për shërbimet ndaj Dipasorës dhe emigracionit.

?Çdo qytetar apo grupe qe? përfaqësojnë komunitetet brenda dhe jashtë vendit kane? te? drejte? t?u drejtojnë ke?rkesa, ankesa apo vërejtje organeve të vetëqeverisjes vendore për çështje që lidhen me funksione dhe kompetenca në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjesvendore?.

Një tjetër propozim i Ministrisë së Diasporës është që Bashkitë duhet të marrin përgjegjësitë për t?i dhënë çdo emigranti ndihmë ligjore për probleme të regjistrimit dhe pashtetësisë.

"Mbajtja e komunikimit me organizimet jashtë vendit të qytetarëve të bashkësisë që jetojnë jashtë vendit.Dhënien e ndihmës legale për problemet e regjistrimit dhe pashtetësisë".

Fillimisht këto propozime do të diskutohen në Këshillin Konsultativ, Qeveri Qendrore?Vetëqeverisje Lokale dhe më pas do t?i dorëzohet Parlamentit në fund të korrikut.

Ministria e Diasporës po punon edhe me Ministrinë e Brendshme për një ligj të ri për shtetësinë për t?u ardhur në ndihmë shqiptarëve jashtë vendit, pasi janë të shumtë ata që nuk kanë një shtetësi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/diaspora-e-emigrantet-ne-bashki-draft-propozim-te-ngritur-zyra-ne-cdo-njesi-vendore