Nesër zhvillohet seanca e fundit parlamentare ku janë renditur për diskutim disa projekligje, shumica e të cilave marrëveshje huaje me institucionet e huaja që pritet të miratohen vetëm me votat e socialistëve.
Janë tre projekligje për të cilat opozita ka deklaruar se nuk do të bashkojë votat me Partinë Socialiste, duke bërë që ligjet të shyhen për pas shtatorit.
Ligji për emërimin e magjistrave të rinj është ndër më të diskutuarit ditët e fundit për faktin se Partisë Socialiste i duhen me domosdoshmëri votat e të paktën ish-aleatates së saj, LSI. Nga ana tjetër përfaqësues të LSI kanë deklaruar mos dakordësi për propozimet e kolegëve socialistë.
Opozita nuk jep votë pro as për ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor, duke bërë që edhe nisma për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejedrejtimeve të huaja të shtyhet për seancat e pas shtatorit.
Të njëtin fat do e ketë edhe Kodi Ajror. Opozta edhe në këtë seancë të fundit pritet të përsëris qëndrimin e dy javëve të fundit, ku krerët e dy grupeve parlamentare kërkojnë rivotimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, të cilin maxhoranca e konsideron çështje e mbyllur.
Debati për Teatrin Kombëtar do të vijojë edhe gjatë javëve në vijim. Deri në datën 30 pritet që Presidenti të jap vendimin me dekret, ndërsa nga ana e opozitës janë bërë paralajmërime të forta jo vetëm në drejtim të maxhorancës por edhe ndaj kompanisë ndërtuese.
Reforma Zgjedhore është ende larg të shkruarit në letër. Dy bashkkëkryetarët kanë kërkuar shtyrje të afatit të Komisionit me disa muaj të tjerë ndërsa dy palët politike ende nuk kanë prekur termat më të rëndësishme të asaj që është premtuar për t?u realizuar, siç mund të jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Maxhoranca nga ana tjetër ka paralajmëruar ndryshime në ligjin për partneritetin publik-privat. Në shtator pritet që Ministria e Financave të sjell një nismë të re për ligjin e koncensioneve, për të cilat opozita ka bërë akuza të shumta në drejtim të machorancës.
Në focus ndërkohë sërish pritet të jetë trafiku i drogës dhe emrat e akuzuar. Në fuqi ende vijon të jetë Komisioni që heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i kryesuar nga demokratët. Ky komision në këtë sesion nuk ka prodhuar ende asnjë rezultat, ndërsa priten informacione nga institucione të ndryshme mes të cilave edhe nga Shëbrimi Informativ Shtetror dhe Kryeministria.
Ky sesion parlamentar që mbyllet këtë të hënë mund të konsiderohet sesioni i ?71 votave?. Dy palët politike maxhoranca-opozitë nuk kanë shprehur kosensus për asnjë nismë apo ligj që kërkon bashkim votash.