Nue Kalaj është personazhi më i dëgjuar në opinionin publik që prej nisjes së hetimit për skandalin e privatizimit të OSSH te kompania çeke e CEZ në vitin 2009, marrëveshje e firmosur nga qeveria "Berisha". Ai cilësohet si njeriu kyç që ka negociuar mes qeverisë shqiptare dhe çekëve të CEZ, marrëveshjen e privatizimit. Një ditë më parë ?Shqiptarja.com? publikoi foton e Nue Kalajt me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një aktiviteti në Prishtinë në datën 3 korrik. Ndërsa ditën e sotme, ?Shqiptarja.com? ka zbuluar se biznesmeni është një funksionar i rëndësishëm i partisë së Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në tetor të vitit të kaluar ai ka kandiduar në zgjedhjet vendore në Kosovë, për këshilltar në Komunën e Prizrenit. Siç duket nga fotot e siguruara ekskluzivisht nga ?Shqiptarja.com? Kalaj ka qenë i renditur i 40-ti në listën e kandidatëve për këshilltar komune. Ai ka qenë mjaft aktiv në këtë fushatë, ndërsa përkrah tij në takime me zgjedhësit ka qenë i pranishëm edhe vetë kreu i AAK, Ramush Haradinaj siç duket edhe në këto foto mëposhtë.