Eksploziv 'Benz'-it në lagjen 'Çole' të Vlorës, makina shpërthen sapo drejtuesi del prej saj

2018-07-22 1

Rikthehen shpërthimet me eksploziv në qytetin e Vlorës. Një automjet është hedhur në erë mëngjesin e sotëm në lagjen "24 maji" e njohur ndryshe si lagjia "Çole", ku janë regjistruar disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite.

Makina ka qenë një "Mercedes-Benz" me targa AA 720 FD me pronar Agim Islamaj, 30 vjeç, banues në Vlorë. Automjetit i është vendosur një sasi lënde plasëse gjatë natës dhe ka shpërthyer në orën 07:30 të mëngjesit të kësaj të diele, sapo drejtuesi e kishte parkuar përpara banesës dhe kishte dalë prej saj. Fatmirësisht ai ka shpëtuar pa asnjë lëndim nga shpërthimi.

"Shqiptarja.com" ka siguruar edhe pamjet e para nga automjeti i hedhur ne erë. Makina ka pësuar dëmtime në pjesën përpara si dhe i janë thyer edhe xhamat. Lënda plasëse i është vendosur makinës në anën e pasagjerit.

Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ve. Pronari i automjetit është marrë në pyetje nga uniformat blu dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë drejt zbardhjes së kësaj ngjarje

Free Traffic Exchange