Matematika, pasion dhe arritje - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-22 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tani qe shkolla ka mbaruar, telefoni dhe rrjetet sociale zëne pjesën me te madhe te kohës per shumicën e te rinjve. Por gjithmonë ka edhe përjashtime.



Ky 18 vjeçar, pjesëmarrës ne disa olimpiada ndërkombëtare dhe fitues i medaljes se bronzit ne bote per matematiken, nje pjese te ditës e kalon duke zgjidhur ushtrime. Edhe tani qe është me pushime, Lorenc Bushi tregon se ushtron me ore te tera pasionin e tij, per te zgjidhur problema te vështira qe shpesh i kalojnë edhe 4 dite.



Ish-maturanti i Petro Ninit thotë se si te gjithë moshataret përdor telefonin dhe rrjetet sociale, por nuk është aspak i varur prej tyre. Madje ne ditët e sotme mund te konsiderohet nder te paktet raste qe prindërit i luten te lere librat.



E nëse per moshataret e tij mund te duket i çuditshëm, Lorenci na thotë se tashme ka arritur ate qe dëshironte.  Pas ofertave nga shume universitete ne Europe dhe Amerike, ai ka zgjedhur bursën e ofruar nga nje universitet ne Kanada.



Nuk beson te kthehet pas studimeve te larta ne Shqipëri, por shpreson qe me vullnetin dhe pasionin e tij t?ia dale edhe andej.

Free Traffic Exchange