Basha: Vangjush Dako duhet te ishte ne qeli

2018-07-21 0

Lulzim Basha lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin tha se është vënë në funksion të bandave e krimit.

?Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli.?

Në një takim në Durrës kreu i i opozitës foli për mbrojtje politike që shume kryebashkiakë e ministra kanë nga kryeministri.

?Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare.?

Basha u ndal edhe tek çështja e Teatrit Kombëtar, ku u kërkoi qytetareve që ta shihnin atë jo vetëm si një aferë korruptive, por si çështje të lirisë së tyre personale, për sa kohë, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka marrë nën kontroll çdo pushtet.

Tv Klan