Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik veror. Marrëevshja u firmos nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi.
Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar.
Ai do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve, ku punonjësi i Policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i Policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
Temë diskutimi ishte dhe çështja e patentave që u bllokohen qytetarëve nga Kosova kur kryejnë kundravajtje në Shqipëri.
Ministri i Republikës së Kosovës trajtoi me shumë të drejtë një shqetësim që ka të bëjë lidhur me sigurinë rrugore të shtetasve kosovarë gjatë sezonit veror dhe posaçërisht lidhur me patentat, me mënyrën se si trajtohen rastet e menaxhimit të këtyre patentave kur krijohen probleme për shkak të mosrespektimit të rregullave.
Bejtush Gashi: Duhet një procedurë e gjatë për t'i kthyer ose për t'ua ridhënë në përdorim patent-mbajtësve përmes një burokracie shumë të gjatë, që kemi aktualisht.
Xhafaj tha se me propozim të deputetit Pjerin Ndreu do të miratohet një nismë ligjore për lehtësimin e këtyre procedurave.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, tha se gjatë takimit u fol për tema të interesit të përbashkët, për mbarëvajtjen e sezonit veror për faktin se siguria është parakusht që njerëzit të jenë të lirshëm dhe të kalojnë pushimet sa më mirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperi-kosove-protokoll-bashkepunimi-turizmin-veror