Hetim në gjendje të lirë për Harunin

2018-07-21 3

Në gjendje të lirë do të hetohet Elmas Haruni, pas këtij reagimi ndaj forcave të rendit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit u ndalua për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit, Haruni ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.

Ai godet xhamin e parë të makinës dhe dëgjohet teksa lëshon fjalë banale ndaj punonjësve të policisë.

Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur dhe u arrestua në flagrancë, ndërsa Elmas Haruni u shoqërua në polici dhe do të hetohet në gjendje të lirë për kundërshtim dhe ofendim të punonjësve të policisë që ishin duke kryer detyrën.

Tv Klan

Free Traffic Exchange