Negociata për votimin elektronik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-07-21 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike dhe ajo socialiste ende nuk kane rene dakord për bashkitë ku do te zbatohet projekti pilot, votimi elektronik ne zgjedhjet lokale te vitit te ardhshëm, dhe kjo pritet te jete një nga çështjet kryesore te negociatave gjate periudhës se verës. Por pavarësisht se emrat e bashkive ende nuk janë përcaktuar, bashkëkryetari demokrat i Komisionit te Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi sqaron kriteret mbi te cilat do te merret vendimi.



Oerd Bylykbashi: ?Kampioni duhet të ketë një përfaqësim urban, suburban dhe rural; duhet të ketë larg dhe afër; duhet të ketë fushë dhe mal; por duhet të na japë dhe një moment për të parë si reagon sistemi në një situatë ku ka tension politik. Të gjitha këto janë elemente?.



Por nëse për opozitën aplikimi i teknologjisë ne zgjedhje është prioritet, për mazhorancën i rëndësishëm është një projekt pilot për depozilitizimin e administratës zgjedhore, një çështje për te cilën palët po diskutojnë ende dhe testimi i një administrate jo partiake mund te realizohet pikërisht ne qendrat ku do te përdoret teknologjia.



?Me votimin elektronik ne nuk na duhen komisione të mëdha dhe duhet të kemi komisionerë të cilët janë profesionistë në fund fare. Edhe sikur të vijnë nga politika duhet të kenë nivel profesionalizimi të lartë. Pra i hap rrugën jo vetëm përmirësimit të procesit të votimit dhe numërimit por edhe të administrimit zgjedhor për ta ndryshuar në të ardhmen.?



Edhe pse reforma elektorale është e rëndësishme për opozitën , Bylykbashi thekson se standardet e zgjedhjeve kërkojnë edhe vullnet politik përveç ligjeve ne letër.



?Vullneti i opozitës është që zgjedhjet të kenë standardin më të lartë se kështu fiton opozita. Kurse kyç mbetet vullneti i mazhorancës sa ajo do që të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Pikëpyetje e madhe kjo me Edi Ramën. Me Edi Ramën deri më sot prova është që nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.?



Pritshmëritë janë qe brenda vjeshtës parlamenti te miratoje te gjitha ndryshimet qe janë te nevojshme për zgjedhjet lokale, por komisioni do te vazhdoje pune edhe me pas për te zgjidhur çështje qe kane te bëjnë me zgjedhjet parlamentare siç është votimi i emigranteve.