Report TV - Mëkatet e drejtësisë shqiptare, Sokol Vuçeta: 12 vite në burg pa asnjë provë

2018-07-21 4

Gabimet e sistemit të drejtësisë shqiptare në shumë raste kanë sjellë dëme të parikuperueshme për mirëqenien e individit por dhe shoqërisë. Gafat e shumta në marrjen e vendimeve nga gjyqtarë e prokurorë kanë shkatëruar jetë njerëzish, të cilëve u kanë vënë mbi supe akuza që nuk i kanë kryer kurrë.

I tillë është rasti i Sokol Vuçetës, nga Shkodra një të dënuari me 12 vite për akuzën e ?Vrasjes në rrethana cilësueve ndaj oficerëve të policisë në Shkodër? dhe Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake?.

Sokol Vuçeta që pas daljes nga burgu në prill 2014, jeton në Shkodër, me traumat dhe pasojat që i ka lënë drejtësia shqiptare, e cila e ka dënuar për një krim të rëndë, vrasjen e mbetur në tentativë të katër policëve në Shkodër, krim të cilin siç shprehet ai nuk e ka kryer kurrë dhe as i ka prekur fije floku katër efektivave të policisë Shkodër P.Zh, A.A, N.Ç. dhe I.K.

Në një intervistë për televizionin ?Report Tv? Vuçeta shpjegon se është dënuar për një krim të ndodhur në 2004 në Shkodër. Sipas pretendimit të tij me prova të manipulura ka marrë një

dënim 12 vjet burg, të cilin e ka shlyer të gjithë, duke dalë nga qelitë e burgit ?Shën Koll? në muajin Prill 2014.

?ata erdhën në fshehtësi me veprime të kundraligjshme. Kërcasin në derë me qëllime të fshehta dhe unë i jam përgjigjur ??kush është në derë, kush është??? por ata nuk përgjigjen dhe kërkojnë vetëm kushtin me hap derën. Unë i kërkoj që më jepni shpjegim dhe i bëj alarm se atëherë ka pas armatim gjithëkush. Unë kam pas mundësi me i gjujt me bë viktima por s?kam dashur.