Ora News - Nënstacion i ri elektrik për Gjirin e Lalzit, investim 458 mln lekë

2018-07-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zona turistike e Gjirit të Lalëzit do të ketë furnizim cilësor me energji elektrike në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo falë investimit që kap vlerën 458 milion lekëve për ndërtimin e nënstacionit të ri.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri bashkë me administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela inspektuan kantierin ku punimet janë kryer në masën 40%

Damian Gjiknuri: ?Investimet në këtë fazë do të fokusohen në dy drejtime: Një, duke i paraprirë zhvillimeve të mundshme apo duke investuar në ato zona që kanë potencial të madh të rritjes ekonomike, siç janë zonat me përparësi turizmi. Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike

Administratori i OSHEE, Adrian Çela tha se ndërhyrja në këtë zonë ishte e domosdoshme pasi nuk kishte ndërhyrje që nga koha e elektrifikimit.

Ardian Çela: Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit 20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliardë lekë të reja, ku parashikohen rreth 10 fidera të linjës 20 kilovolt dhe zgjidhin përfundimisht problemin e energjisë elektrike të gjithë kësaj zonës, jo vetëm të Gjirit të Lalzit, të fshatrave përreth, Hamallaj e Ishëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nenstacion-i-ri-elektrik-gjirin-e-lalzit-investim-458-mln-leke

Free Traffic Exchange