Report TV - Kundërshton dhe fyen policinë, momentet e ndalimit të kreut të PD në Gramsh

2018-07-21 1

Ndalohet kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gramsh Elmaz Haruni. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ndalimi i tij lidhet me kundërshtimin që ka shfaqur ndaj policisë rrugore.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe në makinë kanë qënë tre persona. Ndërkohë një reagim ka ardhur nga ana e PD-së, të cilët pretendojnë se është shoqëruar me tendencë. Rreth orës 21:00, Haruni është transferuar në ambjentet e policisë Elbasan.

Pas ngjarjes ka reaguar deputeti i PD, Boçi i cili akuzon qeverinë Rama se nderon kriminelët, ndërsa arrestoi Elmaz Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege me pretekstin se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.