I shkarkoi Vettingu, por janë sërish gjyqtarë, vëzhgimi i Report Tv në portalin e Kushtetueses

2018-07-21 6

Gjykata Kushtetuese sot jashtë funksionit të saj për shkak se ka mbetur me 2 nga 9-të anëtarë që duhet të ketë, funksionon e plotë por vetëm virtualisht.

Pas filtrit të Vettingut në trupën kushtetuese me sukses e kanë kaluar kreu i saj, Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha, ndërsa 4 të tjerë janë shkarkuar dhe një është dorëhequr.

Nga një vëzhgim që Report Tv i ka bërë portalit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese rezulton se foto kryesore në këtë adresë zyrtare është ajo me 7 anëtarë.

Nga e majta foto nis me ish gjyqtarin Besnik Imeraj të dorëhequr, ndjekur nga Fatmir Hoxha i shkarkaur nga vetting aktualisht i pezulluar pasi ankimi i tij ndodhet në kolegjin e posacëm të apelimit.

Në foton zyrtare Gjykata Kushtetuese prezanton dhe pjesën tjetër të trupës ku qëndrojnë tre të shkarkuarit Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo.

E teksa Imeraj është dorëhequr dhe me zgjedhjen e tij ai na vendosur të mos jetë më pjesë e kësaj gjykate, në cepin e djathtë qëndron Lulo i cili përfundimisht është shkarkuar edhe me vendimin e Kolegjit të posacëm të apelimit.

Por ky fakt duket se ende s?ka shkuar në administratën e Kushtetueses, e cila prezantohet virtualisht për publikun dhe këdo klikues të faqes, e plotë dhe me 7 anëtarë dhe pse për dy nga 7-të ka vendim të formës së prerë për të mos qenë më gjyqtar.

Postimi i fundit në këtë faqe rezulton më datë 20 korrik aty ku njoftohet publiku për një vizitë pune në Andora të stafit të Gjykatës Kushtetuese.

Free Traffic Exchange