Balla në Elbasan: 30 km kanale kulluese do hapen dhe pastrohen gjatë sezonit veror në Papër

2018-07-21 0

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi cilësor i saj.

Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha.

Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 km kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 km kanalizime, të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj. Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ?90.

Taulant Balla
Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini e rëndësishme është puna që po bëhet jo vetëm në këtë njësi, por punë e shtrirë në të gjitha Njësitë Administrative, duke vënë në dukje se pastrimi i kanaleve vaditëse tashmë ka përfunduar: