Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kooperativa e Xarrës e drejtuar nga zv/ministri i Bujqësisë Dhimo Kote është një model suksesi i Bashkimit të Fermerëve. "Bujqësia" ishte në qendër të diskutimit të emisionit "Ekopolitikë", ku të ftuarit në një linjë përmendën pikërisht këtë kooperativë kapitaliste të agrumeve, e cila sjell përfitime të mëdha dhe ku papunësia në këtë zonë është zero.
Arben Malaj: Një shembull të sukseshëm sot kemi zv/ministrin në qeveri Dhimo Koten, i cili shumë vite më parë ka emigruar, u rikthye, mori teknologjinë që kishte aplikuar në Greqi, mori edhe tregjet sepse kërkesa ishte më e madhe dhe u fut menjëherë në treg. Pra avantazhi i tyre është që ata futen në treg sepse ata njofin dhe tregjet potenciale aty ku kanë punuar. Jo se ja marrin atij nga të cilit kanë ikur . Kur bëhet fjalë për eksport bëhet fjalë për sasira të mëdha dhe shumë shpejt ai sapo u kthye në Shqipëri pas dy vitesh ai pati eksport në Poloni dhe shumë vende europiane.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kooperativa-e-xarres-aty-ku-papunesia-eshte-zero