Ora News - Frida Krifca: Heqje e TVSH për fermerët që krijojnë Shoqëritë e Bashkimit Bujqësor

2018-07-20 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka disa faktorë që pengojnë bashkimin e fermerëve . E ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë", Frida Krifca tha se bashkimi i fermerëve duke krijuar Shoqëritë e Bashkimit Bujqësor ka edhe lehtësira, siç është heqja e TVSH apo subvencioni me 25 % të financimit.

Frida Krifca: Problemi i tokës është madhor edhe aty kemi probleme qe në i shohim edhe në implementimin e skemës kombëtare ku fermerët kanë vështirësi të sjellin çertifikatën e pronësisë së tokës. Ky është një element i zbardhyeshëm në vetëvete, por nuk e mohoj që ne kemi trashëguar një eksperiencë të keqe me kooperativat. E kemi problemin edhe tek emri, por edhe te fakti që ata mund ta kenë provuar dhe nuk ka funksionuar, vëllai me vëllain nuk funksionon, me komshiun nuk funksionon. Por ka raste pozitive të fermerëve të cilët e kanë kthyer këtë në një model suksesi. Ka pika grumbullimi që janë kthyer në agjentë bashkëpunimi të këtyre fermerëve, të cilët i mbledhin fermerët, i bëjnë 20 fermerë bashkë dhe i thonë do mbillni këtë kulturë të posaçme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/frida-krifca-heqje-e-tvsh-fermeret-qe-krijojne-shoqerite-e-bashkimit-bujqesor

Free Traffic Exchange