Një ditë pas lajmit të publikuar nga mediat belge është zhvilluar një aksion për lirimin e hapsirave publike në zonën e Velipojës.
Ministria Turizmit e ka penguar nderhyrjen në Velipojë në kohën e duhur për lirimin e këtyre hapsirave dhe licensimin e bizneseve. Deklarata erdhi nga kryenashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cili tha se për aksionin e zhvilluar një javë më parë, ishte hera e parë që policia mbeshteste Bashkinë Shkodër.
Procesi ka filluar në fund të qeshorit me shumë vonesë për shkak të lejimit me vonesë nga ana e Ministrisë për të vepruar në Velipojë pavarësisht që ne në fund të muajit maj ishin gati që të fillonim me ndarjen, kjo e pengoi procesin. Kam qënë skeptike, pasi dy vitet e kaluara unë nuk e kam pasur mbështetjen e strukturave shtetërore. Është rasti i parë që policia e shtetit në një konsultim të vazhdueshëm komunikon për të bërë të mundur respektimin e ligjit.
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër
Ndër të tjera Ademi është shprehur se kanë hasur në rezistencë nga 6 individ informal të cilët kishin ozurpuar hapsirën më të madhe publike në Velipojë.
Ka pasur shumë subjekte ndër to janë gjashtë më të mëdhenj, nuk janë vetëm gjashtë por këta ishin më problematikët, të cilët kishin zënë sipërfaqe të tëra të zëna të cilat nuk kishin kontratë dhe nuk kishin konfirmuar angazhimin e tyre për stacionin e plazhit.
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër