Percaktohen 16 zonat per zhvillimin e turizmit

2018-07-20 1

Brezi bregdetar, Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e Belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni i Shkodrës, ai i Ulzës, Lugina Vjosë Zagori, Lurë Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanic, Vargmali i Moravës dhe zona e Rinasit janë vetëm disa nga 16 zonat  e përcaktuara nge qeveria me përparësi për zhvillimin e turizmit. Zonat e propozuara, me qëllim investimin në fushën e turizmit, u bënë publike në një tryezë me investitorë dhe tour operatore.

?Buxheti i shtetit tashmë përfiton 26.8% si vlerë e shtuar indirekt në zhvillimin e vendit, për një kontribut prej 8.5% në kontribut direkt drejtpërsëdrejti. Ne kemi arritur që me politika të përbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë e vendit", shpjegoi ministri i Mjedisit dhe Turizmit.

Blendi Klosi theksoi që fokusi mbetet rritja e numrit të turistëve: "Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ne kemi patur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë duke shënuar rreth 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare", shtoi ministri Klosi, i cili tha se fokusi mbetet rritja e numrit të turistëve.

16 zonat e propozuara janë reflektim i ligjit, që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Këto zona janë zgjedhur mbi bazat e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social ? ekonomike.

Tv Klan