Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët.
Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton këtë kategori nga sistemi i taksave të drejtpërdrejta, por cilësimi i si tarifë, automatikisht i përfshin edhe ata.
Kjo situatë ka krijuar paqartësi mes 1800 invalidëve që ka qarku i Kukësit, edhe pse Kryetari i Shoqatës të Invalidëve të Punës, thotë se ata janë automatikisht të përjashtuar. Por situata kërkon sqarim
Mustafë Lugja, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Kukës: Deri tani nuk kemi asnjë lloj dijenie. Ne si ligj duhet të përjashtohemi nga kjo taksë.
Por në Kukës, invalidët thonë se përballen më një sërë padrejtësish.
Ata thonë se ligji nuk zbatohet në pikën që u garanton transportin pa pagesë në transportin urban në qytet dhe gjysmë cmimi në atë interurban.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-paketa-lehtesuese-nuk-percakton-asgje-invalidet