Report Tv - Paniku në Radhimë, në banesën e agresorit mbi 20 gëzhoja

2018-07-20 0

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Radhimës ku efektivë të policisë rrethuan zonën për arrestimin e Gaqo Gjinit, sërish sot oficerë të policisë kanë shkuar për rikëqyrjen e vendit të ngjarjes. Sipas burimeve nga dhe grupi hetimor në vendngjarje janë gjetur mbi 20 gëzhoja të cilat mendohet se i përkasin kalibrave të ndryshme. Sipas burimeve nga grupi hetimor gëzhojat e gjetura do të kalojnë laboratorin e balistikës për të dalë në përfundimin se sa armë kanë qëlluar në drejtim të banesës.

Sipas komunikimit zyrtar, policia e Vlorës bën me dije se 38 vjeçari ka qenë i armatosur me mjet prerës thikë. Në momentin e arrestimit bën me dije zyrtarisht policia e Vlorës Gaqo Gjini ka tentuar të godasë një efektiv dhe ky i fundit e ka plagosur atë në këmbë. Ndërkohë nga familja hidhet poshtë pretendimi i policisë të cilët sot jashtë kamerave kanë treguar se policia beri terror.

Free Traffic Exchange