Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Maturantët që nuk kanë mesatare nën notën 6, pra nuk mund të jenë kandidatë potencial për të vazhduar studimet në universitetet publike dhe private, kanë mundësi të ndjekin programet dy vjeçare profesionale. Nga 14 të tilla, ministria e Arsimit ka miratuar propozimet e universiteteve për të shtuar dhe 18 programe, pra 32 në total sipas nevojave të tregut; kryesisht në fushat e veterinarisë, bujqësisë, apo mekanikës.
Ervin Demo, zv.ministër i Arsimit: Kjo është një risi e jashtëzakonshme, është një minirevolucion që po ndodh në sistem. Ne shumë shpejt do ta ndjejmë efektin që këto nisma kanë. Ne flasim për programe dy vjeçare, ne presim që numri të rritet me këto programe në mënyrë që të garantojmë që në një periudhë shumë të shkurtër të gjithë ata kandidatë që regjistrohen në këto programe i ofrohen tregut të punës dhe punësohen në mënyrë të shpejtë. Në momentin që ne fillojmë dhe implementojmë dhe mbështetjen dhe mënyrën sesi përdoret skema e financimit këto do të jenë programe që do të jenë në fokus edhe të incentivave të caktuara që ministria do të ndërmarrë.
Zv ministri i Arsimit Ervin Demo i tha Ora Neës se programi i mësuesesi nuk është i vetmi program që janë bërë përpjekje për të rritur cilësinë e studentëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministria-e-arsimit-rrit-programet-dy-vjecare-studentet-me-mesatare-nen-6