Report Tv - Pamje nga vendi ku disa të rinjë në Vlorë u përfshin në një sherr masiv

2018-07-20 0

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e së premtes në Bulevardin Vlorë-Skelë, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e sherrit dy persona kanë mbetur të lënduar pasi sipas dëshmitarëve okularë janë përdorur edhe sende të forta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e Vlorës, e cila ka shoqëruar disa persona në polici.